Botërori 2026: Nëse Shqiperia kualifikohet do jetë në vazon e katërt në shortin e FIFA, së bashku me ekipet e “play-off”-it

Në rast kualifikimi për në Botërorin 2026, Shqipëria do të pozicionohet në vazon e katërt gjatë shortit që do të hidhet në Uashington të premten, më 5 dhjetor, (12:00 me orën lokale). Lajmi u komunikua zyrtarisht sot nga FIFA. Shqipëria nëse kualifikohet do të jetë në vazon e fundit së bashku me të gjitha ekipet e tjera që do të sigurojnë biletën për në turne përmes fazës së “play-off”-it.

Vazoja e parë: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Vazoja e dytë: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vazoja e tretë: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazoja e katërt: Jordani, Kepi i Gjelbër, Ganë, Curaçao, Haiti, Zelandë e Re, katër fituesit e “play-off”-it europian dhe dy fituesit e “play-off”-it ndërkontinental.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?