Botërori “Katar 2022”, FIFA: Finalet do të luhen në nëntor –dhjetor

FIFA ka rekomanduar sot se finalet e Kupës së Botës, Katar 2022, do të mbahen gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Kjo do të jetë hera e parë në historinë e finaleve të Kupës së Botës, që  Botërori do të zhvillohet gjatë  muajve të vjeshtës apo të dimrit. Pas propozimit, Komiteti  Ekzekutiv i FIFA-s, do të ratifikojë dhe ka shumë të ngjarë që të aprovohen këto rekomandime në Zurih, gjatë muajit të ardhshëm. Nuk ka asnjë plan që ku turne të ndryshojë format, që tani është me 32 ekipe dhe me 64 ndeshje. Por fakti që do të luhet në muajt e dimrit para festave do të thotë se ligat më të rëndësishme të Europës do të ndërpriten si asnjëherë tjetër dhe do të bëjnë pushim. Sepp Blatter në fund të mandatit të tij por pretendent për një mandat tjetër në maj kërkon ta çojë deri në fund pa ardhur zgjedhjet e reja  idenë e tij mbi Botërorin e Katarit, edhe pse ai akuzohet rëndë nga mediat britanike dhe më gjerë, për afera korruptive që kur zgjodhi vendin e vogël arab, ku gjatë muajve të verës temperaturat kalojnë mbi 50 gradë .

SHKARKO APP