Botërori/ Rregullat e trajnerit të Nigerisë: Asnjë femër ruse në hotel, përjashtim bën kapiteni

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga fillimi i Botërorit dhe trajnerët po mundohet të përgatisin në detaje ekipet për t’u paraqitur sa më mirë në Rusi. Fondamentale për shumë prej tyre janë rregullat, të cilat janë të ndryshme nga ekipi në ekip.

Trajneri i Nigerisë, Gernot Rorh, së fundmi u ka bërë të qartë futbollistëve rregullat. Urdhri i prerë është se në hotelin ku janë akomoduar nuk do të futet asnjë femër ruse, por lojtarët mund të takojnë të afërmit e tyre.

Përjashtim në këtë urdhër të trajnerit bën vetëm kapiteni i skuadrës Obi Mikel, i cili është i martuar me një ruse.

obi

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqendrohemi”, tha Gernot Rorh.

“Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqendrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit”, tha kapiteni i skuadrës, i cili nuk preket nga ky vendim.

SHKARKO APP