Braçe “shuplakë” ministrit Vengu: Tha se paratë kaluan, por s’janë kërkund!

Debati për buxhetin ka nxjerrë në pah një përplasje të hapur brenda radhëve të mazhorancës. Deputeti Erion Braçe ka vënë në shënjestër Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, duke e akuzuar për mungesë fondesh reale për dëmshpërblimet e bujqësisë, pavarësisht deklaratave zyrtare se paratë janë lëvruar.

“Ministri i Mbrojtjes tha se paratë janë kaluar për të shlyer këto dëme, por në buxhet nuk i gjej, as në relacion dhe as në seancën që zhvilluam në komision nuk ishin”, u shpreh Braçe, duke theksuar se dëmet kanë prekur si bagëtinë ashtu edhe frutikulturën në zonat më prodhuese të vendit.

Braçe pranoi se fondet për bujqësinë janë rritur dhe se realizimi i tyre është thuajse 100 për qind, por shtoi se fatkeqësitë natyrore kanë sjellë një goditje të rëndë për fermerët, ndaj dëmshpërblimet duhet të jenë prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim, deputeti i PS theksoi se në krahun e shpenzimeve publike vijojnë të ketë mosrealizime të konsiderueshme. Sipas tij, në katër vite janë shënuar rreth 1.2 miliardë lekë mosrealizime, një shumë që përbën një buxhet të plotë të investimeve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?