Braho në krye të SPAK, Berisha: Prania e ambasadorëve një mesazh kundër Ramës

Praninë e disa ambasadorëve, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në, në seancën për zgjedhjen e kreut të SPAK, për Sali Berishën është një mesazh kundër Edi Ramës. Sipas liderit të Partisë Demokratike, prania e diplomatëve kishte vetëm një qëllim që sipas tij Rama të mos kapte SPAK-un.

“Një faktor i sigurt është se ajo prani aq e fuqishme ndërkombëtare ka patur vetëm një qëllim, që Edi Rama dhe qeveria të mos e kapë Skapin. Kjo do të thotë, që kështu e interpretoj unë këtë”.

Zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK e konsideron kushtetuese, por ka një kritikë për anëtarët e KLP që nuk i dhanë asnjë vote prokurores Doloreza Musabelliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo. I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?