Bregu dhe Selami krah Bashës në mbylljen e fushatës (FOTO)

Majlinda Bregu, edhe pse u la jashtë listave për deputetë të Partisë Demokratike, është e pranishme në fushatën përmbyllëse të Lulzim Bashës, në Tiranë. Deputetja ka kritikuar vendimet e kreut Basha por është shprehur se dëshiron që në këto momente rëndësi ka që PD-ja të dalë forcë e parë.

Eduard Selami i ka ofruar mbështetjen me kohë Bashës, edhe Majlinda Bregu i është bashkuar mitigut përmbyllës të Partisë Demokratike që mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke shprehur hapur edhe mbështetjen e tyre për forcën që kanë dhënë kontributin e tyre për shumë vite.

Edhe pse kanë qenë figura jo të vogla në kampin blu, ata u lanë jashtë listës së kandidatëve për deputet nga Basha, vendimin që nuk u prit mirë, të paktën nga Majlinda Bregu.

SHKARKO APP