“Brekëgrisurit e politikës” dhe Dibra e harruar

Nga Abdurahim Ashiku/Dibra është mësue me luftue e me fitue me  shtatë krala…e jo më me shtatë ngjala…

Dhe me qesëndisë…

More brekëgrisur,
Fort na keni bezdisur.
More brekëarnue,
Fort na keniharrue.
Lakuriqë të Tiranës,
Na pikon loti i NANËS.

Partitë politike në Dibër… PD, PS, LSI në trajektoren e ngjitjes në pushtet këto 11 vjet i kanë borxhe të mëdha Dibrës. Përballë Dibrës ata janë jo “brekëgrisur e brekë arnuar” por pa brekë, lakuriq në mes të “Bulevardit të Blirëve.

E vetmja alternativë e PS për të fituar Dibrën është: menjëherë, pa filluar fushata, të deklarojë se nuk do ta prekë, nuk do ta mbysë dhe shkatërrojë luginën e bukur të Drinit të Zi. Dhe menjëherë, të dërgojë makineritë e rënda për hapjen e tuneleve të Rrugës së Arbrit, të hedhë themelet e urës së re të Vashës dhe tu bëjë thirrje dibranëve të tregojnë se edhe brezi i ri, për të mirën dhe begatinë e Dibrës, e bën “hapin kilometër e orën minutë”.

Në ekranin e vogël të televizioneve satelitore, me zë dhe figurë, u panë në “Bulevardin e Blinjve” të Peshkopisë zotërinjtë Gjiknuri, koordinator i Partisë Socialiste për Dibrën, dhePaloka, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Njeri “serioz” e tjetri i “qeshur”…
Njeri në “këmbë” e tjetri “kaluar”…
I pari… foli për ”distancim nga veprimet e kryetarit të bashkisë” për të vijuar me sloganin… “Partia socialiste është e fortëdhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.”

Gazetat janë mbushur me “brekë të grisura”…Gratë kuqezi rrethojnë me brekë zyrat e punës…“Brekët” janë bërë veshje e ditës e politikës.
Veshje nga koka…Nisi kështu beteja elektorale e “brekëve të grisura”, betejë me fjalor rrugësh që do të marrë ujë nga çezma e parlamentit për tu shpërndarë Dibrës, Shqipërisë e tej e tej botës….
Merr tërmalen kështu beteja e “brekëgrisurve”, “brekëarnuemëve” dhe “pabrekëve” të politikës shqiptare.
Të tri partitë politike në këto 25 vjet, veç e veç e në koalicion,  e kanë harruar dhe persekutuar Dibrën. Ata do ta mundohen ta nënshtrojnë, t’i ulin apo ti marrin “krahun e votës”, t’i turbullojnë mendjen e t’i paralizojnë gjymtyrët me të gjitha mjetet e transportit të sofistikuar rrugëve-pa rrugë të  Dibrës, me të gjithë forcën e mediave të tyre private dhe me “xhepin” që rrjedh…
As Partia Demokratike, as Partia Socialiste në pushtet(përkatësisht 14 dhe 11 vjet) dhe as LSIgjatë kësaj periudhe, herë në njërin e herë në tjetrin xhep të politikës, nuk i sollën gjë të mirë Dibrës përveç rrënimit të gjithëçkaje që ishte bërë me djersën dhe mundin e njeriut punëtor e të mençur dibran.
Bulqiza, simboli i pasurisë kombëtare që i jepte vendit deri një milionë tonë krom në vit,financuesja e tharjes së kënetave nga Buna në Mursi, e hidrocentraleve të mëdhenj mbi lumin Drin, Mat, Bistricë etj., e ndërtimit të kombinateve, fabrikave dhe uzinave, shkollave tetëvjeçare e të mesme edhe në skajet më të largëta të vendit… është katandisur si mos ma zi dhe minatori që dikur merrte pagë mujore më të lartë se ministri (dhe dilte me pension me pagë maksimale për kohën, me dhjetë vjet punë nëntokë e në një moshë 50 vjeç…) janë parë vetëm në fushata elektorale për të blerë e mbledhë partitë votën e njerëzve më të varfër dhe të persekutuar në Shqipëri.
E djathta deshi ta mbysë Dibrën “për të shpëtuar Shkodrën nga përmbytja” Berisha do të deklaronte se ndërtimi HEC të Skavicës…”ul në mënyrë të ndjeshme edhe mundësinë e përmbytjeve të mëdha në zonën e Nënshkodrës dhe Shkodrës” dhe “ Skavica do të jetë në dy vitet që vijnë projekti kryesor i punëve publike të Shqipërisë”.
Me gjithë deklaratën bombë “Unë di të ndërtoj vepra botërore” Berisha nuk mundi ta ndërtojë HEC-in e Skavicës. Dhe kjo jo pse i dhimbsej Dibra por se mbytja e Dibrës është një kafshatë  që s’kapërdihet lehtë.
Berisha do t’ia “merrte kazmën nga dora” Fatos Nanos që “përuroi nisjen e Rrugës së Arbrit” në pranverë 2005 për të deklaruar se ai është i aftë të ndërtojë “vepra botërore”.
Tetë vjet në pushtet qeveria Berisha në aksin rrugor të Rrugës së Arbrit nuk bëri më shumë se sa “lyrja me të kuq” e buzëve ekzistuese të saj.
Mosndërtimi i Rrugës së Arbritdhe tmerri që përcillte ndërtimi i Skavicës duke e shuar përgjithmonë Dibrën nga harta e Shqipërisë, ishin shkaku që Partia Demokratike humbi pushtetin në Dibër dhe Bulqizë.
U joshën dibranët nga Partia Socialiste në qershor 2013 me premtimin anekënd trojeve dibrane, kësaj e asaj ane të kufirit shqiptaro-shqiptar, për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe ia dhanë votën, ashtu siç ia dhanë edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor në Peshkopi e Bulqizë një vit më vonë. U ngrohën edhe se një djalë dibrani u bë ministër i financave. Shpresuan që ai do të ngrihej në kuvend së bashku me deputetët e tjerë dibranë dhe do të bërtisnin fort “Të ndërtojmë Rrugën e Arbrit”. Nuk e bënë dhe nuk kanë për ta bërë. Kanë vetëm votën nga lista e partive politike dhe gjakun e holluar të ikjes de fakto nga vendorigjina.
Në vend të Rrugës së Arbrit PS dhe LSI votuan për “Mbytjen e Dibrës”, madje janë lidhur me turkun për ndërtimin e hidrocentralit të Katundit të Ri, hidrocentral i cili jo vetëm do të mbysë troje të gjera të Dibrës lindore por edhe do të rrënojë mjedisin e bukur të zonës.
Dhe si për hipokrizi i pari që shkeli në Dibër pas pushimit të kryebashkiakut ishte Gjiknuri, ministri i deklaruar haptazi për HEC-in e Katundit të Ri.
Dibra është trevagjeografike shqiptare më e persekutuara dhe më e harruara në të gjitha drejtimet dhe në të gjithë hapësirën.
Në 25 vjet vende të tilla si Lura me pyjet dhe liqenet e saj fantastikë për nga bukuria dhe vlerat ekologjike, është rrënuar si asnjë vend tjetër i Shqipërisë. Lurasit pranë pasurive të mëdha të tokës dhe nëntokës së tyre ikën pa kthyer kokën pas, ikën për ti lënë të shkatërrohen trojet e të parëve nga pushtetet politike që ngjiteshin e zbritnin karrigeve rrotulluese. Lura u mbushi xhepat pushtetarëve të djathtë e të majtë duke u tretur si qiriri. Drejt Lurës nuk u shtrua asnjë dorë e vetme asfalt, le më pastaj drejt liqeneve e pllajave malore për të zgjuar bukuritë turistike e për ti kthyer lurasit në vendlindje.
Dibra pësoi ikjen më masive të banorëve të saj në të gjitha kohët, shumë më të madhe se ikja nga serbi në vitet 1913-1920, ikje biblike…
U hap një degë universiteti në Dibër, kur duhet të kishte një universitet të madh ku të studionte Dibra mbarë, Dibra e kësaj dhe asaj ane të kufirit shqiptaro-shqiptar. Dhe më gjerë…Gostivari, Tetova, Kërçova, Struga…
E mbyllën duke ua prerë djemve dhe vajzave Dibrane rrugën drejt dijes e emancipimit.
Skandal? Pak është përdorimi i këtij emri.Partitë politike në Dibër, PD, PS, LSI në trajektoren e ngjitjes në pushtet këto 11 vjet i kanë borxhe të mëdha Dibrës. Përballë Dibrës ata janë jo “brekëgrisur e brekë arnuar” por pa brekë, lakuriq në mes të “Bulevardit të Blirëve”.
Dibra dhe dibranët janë një trevë dhe një popull HERO. Titullin e lartë të HEROIT TË PUNËS” e kanë merituar në saj të “hapit kilometër dhe orës minutë” që kanë bërë jo thjesht në një ditë por në shekuj.
Një historian i huaj dy shekuj të shkuar shkruante se “Po u dogj Stambolli, Dibra e ngre të ri nga themelet, ndërsa po u dogj Dibra…”
Dibra u dogj dhe u shkatërrua pas kryengritjes së madhe popullore të shtatorit 1913 në mbrojtje të “Qendrës gjeografike” të Kombit Shqiptar. Luftoi e vetme pa praninë e asnjë luftëtari nga trevat e tjera shqiptare. U detyrua të ikë për ti shpëtuar dhunës shfarosëse serbe.
Pushka mbi nivelin e ujit të Gani Tuçepit piketoi jo vetëm mrekullinë e heroizmit dhe sakrificës së punëtorit hero Dibran, kanalin e Çidhnës por me dhjetëra vepra ujitëse në të gjithë vendin.
Dhjetë Heronj të Punës ka dhënë një fshat i vetëm në Dibër, Trebishti, heronj në ndërtimin e urave, oxhaqeve të lartë të kombinateve, fabrikave e uzinave në të gjithë vendin.
Çidhnakët, Darnjanët, Reçjanët… ishin “Luanë të Tuneleve” të hidrocentraleve të mëdhenj të vendit që nga Dajti, Ulza, Shkopeti, Vau i Dejës, Fierza, Komani… Çanë tunelet duke derdhur djersë e gjak, duke dhënë jetë njerëzore…
Dibranëve në këto 25 vjet nuk iu dha kurrë mundësia e ndërtimit të vetë Dibrës dhe të Shqipërisë.
Nuk ka trevë në Shqipëri që të ketë pësuar fatin e Dibrës dhe të Dibranëve, e shuarjes së minierave, gjeologjisë, pemëtarisë, industrisë përpunuese të frutave e perimeve e nxjerrjes hariç të vendeve të punës.
Partia socialiste me deklaratën e Gjiknurit në ditën e parë të fushatës… ”Qeveria shqiptare do ti qëndrojë pranë dibranëve për të gjitha projektet e rëndësishme që ne kemi filluar” i ka humbur zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Dibrës. Ajo noton në të njëjtat ujëra të ndenjura midis “Mbytjes së Dibrës” dhe “Harresës së Rrugës së Arbrit”.
E vetmja alternativë e saj është që menjëherë, të deklarojë se nuk do ta prekë, nuk do ta mbysë dhe shkatërrojë luginën e bukur të Drinit të Zi. Dhe menjëherëtë dërgojë makineritë e rënda për hapjen e tuneleve të Rrugës së Arbrit, të hedhë themelet e urës së re të Vashës dhe tu bëjë thirrje dibranëve të tregojnë se edhe brezi i ri, për të mirën dhe begatinë e Dibrës, e bën “hapin kilometër e orën minutë”.
Me parulla me “brekë të grisura” duke kërkuar t’ia ulin kokën dhe dinjitetin Dibrës, beteja është e humbur…
Thjesht e qartë se “brekë grisur”, brekë arnue”  e “pabreks” nuk janë dibranët por “treshja” e partive politike në pushtet e opozitë dhe konet pas tyre.
“Dibranët do tu drejtohen me këngën therëse…
More brekëgrisur,
Fort na kenibezdisur.
More brekëarnue
Forta na keni harrue.
Lakuriqë të Tiranës,
Na pikon loti i NANËS.
“Brekëgrisur”, Brekëarnue” e “Pabreks” për Dibrën dhe Dibranët janë partitë politike shqiptare.
Dibra ka kohën e vet më të bukurpër tua heqë pantallonat e për të treguar të vërtetën që mbajnë fshehur…
Dibra është mësue me luftue e me fitue me  shtatë krala…e jo më me shtatë ngjala…

Abdurahim Ashiku

SHKARKO APP