Brenda 2 muajve, aeroportit “Nënë Tereza” i hiqet ekskluziviteti i fluturimit
Brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve për Aeroportin “Nënë Tereza”.
Edhe pse dihej që ishin në negociata ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj e deklaroi sot si fakt të kryer duke thënë se hapja e aeroporteve në jug të vendit do ti japë më shumë mundësi zhvillimi turizmit.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese u përfshi në diskutime për dhënien e tokës me 1 euro për investime në sektorin e turizmit ide në fakt e hedhur nga qeveria Berisha për të gjitha investimet e huaja.
Tirane- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj deklaroi sot se brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve aeroportit “Nënë Tereza” . Ministri Arben Ahmetaj theksoi se ky fakt do të ndikoj në ardhjen e më shumë turistëve.
“Kjo i jep mundësi hapjes së aeroporteve në jug, ndërsa brenda 4 muajve do të pastrojmë të gjithë bregdetin” u shpreh Ahmetaj.
Arben Ahmetaj: Për t’i hequr ekskluzivitetin dhe për ti dhënë mundësi shqipërisë të ketë 3 aeroporte të reja, dy në jug dhe 1 në veri dhe ju garantoj që brenda dy muajve, ekskluziviteti do të hiqet.
Deklarata është bërë sot paradite në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku u diskutua pr/ligji për turizmin.
Tokat me qera 1 euro, opozita: Maxhoranca na vodhi projektin
Komisioni u përfshi në diskutime përsa i përket mënyrës së dhënies së tokave shtetërore me 1 euro për 99 vite.
Genc Ruli: Zoti Shalsi ka qenë shumë agresiv ndaj programit Shqipëria 1 Euro, këtu po e gjej si një instrument për të nxitur turizmin.
Eduard Shalsi: Mund të kemi qenë edhe agresiv nuk e përjashtoj, por kemi qenë kundër mungesës së vizionit për të aplikuar parimin 1 Euro
Ahmetaj tha se synohet turizëm gjithëvjetor, duke rritur investimet përmes dhënies me qera të tokave shtetërore me 1 euro për 99 vjet, si dhe të mos lejohet zhvillimi kaotik në këtë sektor
” Synojmë uljen e informalitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve por dhe të investimeve në sektorin e turizmit. Pr/ligji vendos baza për standardizimin e hoteleve në bazë të yjeve.
“Rritje investimesh duke dhënë toka shtetërore me 1 euro për 99 vite. Ligji nuk do bëj çudi por është fillim i mirë për sektorin”.
Opozita akuzoi maxhorancën se u ka vjedhur politikën e dhënies së tokave shtetërore me 1 euro për investime.
Do hiqet TVSH
Ministri Ahmetaj ndër të tjera bëri me dije se do të hiqet TVSH-ja për sektorin e turizmit dhe se brenda 4 muajve do të pastrohet e gjithë vija bregdetare.
Bregdeti shqiptar njihet si i mbushur me bomba në harta duke bërë që jahtet dhe kroçerat të mos ndalojnë në Shqipëri.
Komisioni i Veprimtarive miratoi në parim projektligjin për turizmin i cili parashikon një standartizim të këtij sektori duke vendosur yje për hotelet si dhe stimuli të investitorëve .
Kumbaro për qemal stafën
“Rinasi, aeroporti i ndaluar”
Pak ditë më parë, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto duke fulor në 10 vjetorin e TIA-s u shpreh shumë optimist se së shpejti do të arrihet një marrëveshje që ekskluziviteti mbi qiellin e Shqipërisë të hapet duke ofruar më shumë shërbime për qytetarët shqiptarë .
Emisioni “Të Paekspozuarit” trajtoi në një nga puntatat e tij (29 janar 2015) ekskluzivitetin mbi fluturimet nga Rinasi dhe kush janë arsyet se pse shqiptarët paguajnë tarifat me të larta se vendet e tjera. “Të Paekspozuarit” zbuloi dhe pse kompanitë e “low cost” nuk vijnë në Rinas.
Aeroporti i Tiranës është koncension ekskluziv i dhënë në vitin 2004, ky koncension ka krijuar disa probleme kryesore në treg mes tyre: Heqjen e mundësisë për të pasur një aeroport të dytë alternative, sepse koncensionari gjerman HOTCHIEF ka rreze operimi 250 km. Nëse shteti ndërton një aeroport të dytë brenda kësaj rreze, atëherë çdo avion ndërkombëtar që operon në aeroportin e dytë duhet t’i paguajë taksë dhe aeroportit të Tiranës.