Brenda fabrikës së fshehtë të “iPhone”
Shpesh dëgjojmë për produktet kineze dhe telefonat Apple aty prodhohen në masë. Së fundi falë një investigimi është zbuluar një nga fabrikat më të madhaja në botë për prodhimin e iPhone, me një personel prej 50 mijë personash.
Pamjet e rrallë brenda fabrikës Pegatron Corp në Shanghai, Kinë janë zbuluar nga Bloomberg. Punëtorët u nënshtrohen disa proceseve identifikuese, duke nisur që nga shenjat e gishtave dhe të identitetit të plotë që kalon në skaner.
Kompania në mediat perëndimore është përballur me akuzat që fillojnë nga rraskapitja që ju bëhet stafin për orë të tëra në punë.
Fabrika një nga objektet më të fshehta është e barabartë me gati 90 fusha futbolli. Rreshtuar si në ushtri, qindra punonjës presim për të programuar një iPhone. Brenda, fabrika fshih edhe një sekret më të madh, paga bazë për punëtorë është e ulët. Një iPhone 6 në Kinë kushton 4,488 juan.
Burimi: Bloomberg /Përshtati: Redjon Shtylla