Brenda në Shtëpinë e Bardhë, aty ku jeton familja Obama

Kur kanë mbetur vetëm pak kohë nga qëndrimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pranuar të tregojë në publik, një pjesë të ambjentit në të cilin jeton.

Në edicionin e muajit dhjetor të revistës “Architectural Digest“, familja e parë e Amerikës ka lejuar prezantimin e një turi eksluziv në ambjentet ku jeton, në katin e dytë të ndërtesës.

“Ambjentet e tyre private mbeten një oaz i qytetërimit, dhe shijes së hollë, në një ambjent politik, shpesh të privuar nga të dyja këto anë”,- shkroi gazetari Mayer Rus, referuar ambjenteve të brendshme.

Dizajneri nga Los Angelesi, Michael S. Smith, u zgjodh të arredojë hapësirën, kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.

Ai ka qenë arreduesi zyrtar që nga ajo kohë duke i dhënë edhe zyrës ovale një tjetër pamje, në vitin 2010.

“Ata janë të fokusuar dhe i shprehin qartë preferencat e tyre”,- tregon Smith për çiftin Obama. “Janë të tërhequr pas elegancës dhe gjërave të thjeshta”.

SHKARKO APP