“Brenda pak ditësh lidhet kontrata për Rrugën e Arbrit”

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Fierit, nga ku ka nisur konsultimet me qytetarët për buxhetin e vitit 2018. Teksa është ndalur tek investimet më të mëdha që parashikohen për muajt në vijim, kreu i qeverisë ka dhënë një lajm të mirë sa i takon Rrugës së Arbrit.

Kryeministri Rama tha se brenda pak ditë do të lidhet kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Disa ditë më parë, në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, ku u diskutua mbi tre operatorët ekonomikë që kishin shfaqur interes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?