Brenda taksisë, fantazia në ekstrem (FOTO)

Ryan Weideman mbërriti në New York, me ëndrra për t’u bërë fotograf. Por duhej të paguante edhe qiranë. Kështu ai zgjodhi të bëhej shofer taksie, por pa hequr dorë nga ëndrra e tij për fotot. Ai u diplomua nga Kolegji i Arteve në Kaliforni dhe ashtu si shumë prej nesh, nuk donte që edukimi dhe shkollimi ti shkonin dëm.

Një ide në mendjen e tij i dha zgjidhje problemit. Ai vendosi të punojë si fotograf njëkohësisht shofer taksie, pra duke bërë foto brenda taksisë. 30 vitet e ardhshme ai i kaloi duke i bërë foto kujtdo që hipte në taksinë e tij. Nga njerëzit më të pasur tek ata më të zakonshmit.

Ai e nisi pasionin e tij në vitin 1980. Ryan vazhdoi ta bënte duke punuar nga ora 17:00 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, në mënyrë që të dokumentonte jetën e natës në rrugët e New York. Disa nga fotot më interesante do ti gjeni më poshtë.

 

SHKARKO APP