“Brexit”, ekspertët: Preket edhe ekonomia e Shqipërisë

Ekspertët vlerësojnë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian krijon një situatë të re pasigurie për ekonominë e Eurozonës.

“Sigurisht që e bën më të dobët Europën. Avantazhi kryesor i Bashkimit Europian ka qenë pikërisht ekonomia dhe duke e dobësuar në avantazhin kryesor sigurisht që kjo ka pasoja edhe në fushën e sigurisë edhe në fushën e perceptimit”, shprehet Arben Malaj.

Edhe Ardian Civici mendon se dalja e Britanisë do të dobësojë ekonominë europiane. Por ai nënvizon një fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ekonominë britanike, Europa është shumë e rëndësishme. Për Europën, Britania nuk ka të njëjtin ndikim ekonomik. Kështu që mendoj se është një goditje e suportueshme, por që do të kërkojë masa energjike dhe një projekt të ri më të qartë për BE”, thotë Ardian Civici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasojat e para direkte pritet të bien mbi vendet me të cilat Britania ka marrëdhënie të ngushta tregtare. Por ekspertët i druhen efekteve ekonomike zinxhir, nga të cilat mund të mos shpëtojë Shqipëria.
“Por përveç pasojave direkte mbeten për t’u parë efekte që dalja do të ketë në tregjet e kapitalit dhe duke para nga afër se çdo të ndodh me Bashkimin Europian kjo do të ketë efekte edhe tek investimet e huaja duke goditur rritjen ekonomike”, shprehet Malaj.

“Mendoj se deri sa të sqarohen këto gjëra Bashkimi Europian do të ketë pak oreks për të financuar projekte zhvillimi në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë”, shprehet Civici.

Por efektet në Ballkan mund të mos kufizohen vetëm tek ekonomia.

“Të mos harrojmë që ka qenë Churchill-i, ai i cili tha se Ballkani prodhon më shumë lajme se sa konsumon. Në këtë rast impakti negativ i Breksit, unë besoj që do të ndihen në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në ringjalljen e qëndrimeve nacionaliste apo skeptike në Ballkan”, thotë Malaj.

“Pra, po hyjmë në një situate edhe politike edhe ekonomike relativisht të turbullt”, përfundon Civici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?