Britani, ylIi në ngjitje i laburistëve ka dy gra me ligjin e sheriatit
Një këshilltar i Partisë Laburiste në Britani akuzohet se është i martuar me dy gra sipas ligjeve britanike.
Lajmi ka bërë bujë në mediat angleze pasi këshilltari, i cilësuar si një yll në ngjitje në Partinë e laburistëve, Waseem Zaffar është angazhuar për të luftuar pabarazinë gjinore dhe ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj ligjit të sheriatit në Britani.
Politikani dhe gjyqtari, i cili ka dhe një foto me liderin Ed Miliband është martuar me mësuesen Ayesha Imdad vitin e kaluar pa u divorcuar nga gruaja e tij të parë. Në vend të kësaj, Zaffar – i cili ka marrë një MBE ( Member of the Most Excellent Order of the British Empire) në vitin 2012 për punën e tij bamirëse, i ka dërguar Faraz Begum ( gruas së parë) një dokument divorci islamik pasi e la atë në vitin 2010. Ai mori dokumentin nga një imam, i cili vepron në një shtëpi që e ka vetquajtur xhamia Raza në Aston, Birmingham.
Kjo do të thotë se në bazë të ligjit anglez, Zaffar, 33 vjeç është ende i martuar me zonjën Faraz Begum, me të cilën ai u martua në Pakistan në vitin 2003. Ndërkohë, në prill të vitit të kaluar, Zaffar u martua me gruan e tij të dytë, e cila tani është shtatë muajshe shtatzënë në një ceremoni dasme sipas fesë islame. Në mesin e qindra e mysafirëve ishte edhe Jack Dromey, burri i zëvendëses së Partisë Laburise, Harriet Harman. Deputetët pas këtij lajmi kanë kërkuar të premten në mbrëmje shkarkimin e Waseem Zaffar nga Partia Laburiste.