Britania ndalon mbajtjen e orëve inteligjente të Apple në takimet qeveritare

Kabineti qeveritar i Ministrave Britanikë do të ndalojë përdorimin e orëve inteligjente të Apple në takimet e nivelit të lartë me frikën se mund të përgjohen nga hakerat Rusë.

“Rusët po përpiqen të hakojnë çdo gjë,” u shpreh një burim i cili dëshiroi të ngelte anonim për tabloidin britanik The Telegraph.

Thuhet se orët inteligjente të Apple preferohen nga ministra të shumtë përfshi edhe ish sekretarin e drejtësisë Michael Gove i cili e mbante edhe gjatë takimeve. Megjithatë me ardhjen në pushtet të Tereza Mej, paisjet do të ndalohen.

Një fushatë e tillë është ndërmarrë që nga 2013 për telefonët inteligjentë dhe tabletët. Raportohet se gjatë takimeve telefonët vendoseshin brenda ambjenteve të izoluara. Madje ekzistonte frika se USB-të e dhëna për delegatët e samitit të G20-tës gjatë këtij viti të përmbanin maluerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se hakerat Rusë “janë kudo,” kjo nuk do të thotë se Rusia është i vetmi vend i cili zbaton axhenda të tilla. Vitin e kaluar NSA-ja u akuzua për spiunazh ndaj kancelares Gjermane Ankela Merkel dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. (PCWorld Albanian)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?