Britma e lot te Përmbarimi në Pukë, vëllezërit e mitur ndahen pas divorcit të prindërve (FOTO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Zyrën Përmbarimore të Pukës, e cila që në orët e mëngjesit u rrethua nga forca të shumta policie për shkak të ekzekutimit të një vendimit që ndan dy vëllezër të mitur pas divorcit të prindërve të tyre. Olsi dhe Oltion Sadria kishin kundërshtuar ndarjen nga njëri-tjetrit dhe kërkonin që të bashkoheshin prindërit, por një gjë e tillë duket se ishte e pamundur teksa përmbaruesi Besnik Shima sipas vendimit të Gjykatës ka lënë vëllain e madh me të atin ndërsa, i vogli iu rikthye nënës.

I mituri Olsi Sadria është pyetur në prani të psikologes nëse do të qëndronte me të atin apo do shkonte tek nëna ashtu siç kishte vendosur Gjykata. Pasi herën e parë ai pohoj se do të qëndronte me të dy prindërit dhe vëllezërit, dy herë të tjera tha se do qëndronte me të atin, por në pyetjen e trete ai është përgjigjur se do të qëndronte me nënën, pohim të cilit i ka qëndruar deri në përfundim të ekzekutimit të vendimit gjyqsor nga ana e Përmbarimit.

Ka mjaftuar kjo që të shpërthente vëllai i madh, 15-vjeçari Oltioni, i cili mes britmave ka kundërshtuar ndarjen nga i vëllai, por kjo ska mjaftuar të ndryshonte asgjë në situatë plot tension mes prindërve të tij që mes akuzave pas divorcit të tyre, arritën të ndanin dhe dy vëllezërit. Çifti, Gëzim Sadria dhe Valmira Kola janë ndarë prej afro tre vitesh si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të mënyrës së jetesës, ndërsa kjo situatë po lë gjurmë të pashlyeshme të dy të miturit, të cilët sot u detyruan të ndahen nga njëri-tjetri, teksa do të jetojnë qindra kilometra larg./Balkanweb
puke-divorcohen-prinderit-ndahen-femijet

puke-divorcohen-prinderit-ndahen-femijet-1

puke-divorcohen-prinderit-ndahen-femijet-2

SHKARKO APP