BSH: Në tre muaj, investimet e huaja arritën vlerën e 261 milionë eurove

Afro 60% e investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit u përqendruan në projektet madhore në energjetikë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e investimeve të huaja në këtë tremujor ishte e lidhur në masën dërrmuese me këto projekte.

Të dhënat e BSH-se, per tremujorin e  dytë treguan se investimet e huaja direkte prekën vlerën e 261 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me tremujorin e parë të vitit apo me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e detajuara dëshmojnë se rritja e investimeve ka ardhur e gjitha nga pak projekte madhore të sektorit të energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sektor tjeter që ka pasur një peshë domethënëse në ecurinë e investimeve të huaja ka qenë ai financiar. Investimet e huaja në këtë sektor për tremujorin e dytë ishin 25 milionë euro dhe që lidhen kryesisht me injektim kapitali shtesë në bankat tregtare të vendit prej grupeve të huaja zotëruese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?