BSH: Norma e interesit e pa ndryshuar gjatë 2016

Banka e Shqiperisë parashikon që stimuli monetar, ose siç njihet ndryshe norma interesit nuk do të ndryshojë përgjatë vitit 2016, pasi tregjet financiare shfaqen të qeta, me norma interesi në nivele të ulëta dhe likuiditet të bollshëm.

Në raportin mbi politikën monetare, BSH-ja, evidenton se, transmetimi i stimulit monetar të Bankës Qendrore në këto tregje është reflektuar në uljen e kostove të financimit për ekonominë shqiptare.

Normat e interesit kanë shënuar nivele të reja minimale historike, në të gjithë harkun e instrumenteve financiare, gjatë tremujorit të dytë. Politika monetare stimuluese ka ulur kostot e financimit të konsumit dhe investimeve, si dhe ka lehtësuar kostot e shërbimit të kredisë e të borxhit, pa gjeneruar pasoja negative në treguesit e shëndetit të sistemit financiar.

Norma baze e interesit për lekun shenon nivelin më të ulët historik 1,25%, ndersa treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit bankar mbeten në nivele të kënaqshme, thekson BSH-ja.

SHKARKO APP