BSH paraqet raportin vjetor në Kuvend/Sejko: Rritja ekonomike 1.9 %, klima e biznesit e përmirësuar

 

Banka e Shqipërisë paraqiti raportin vjetor për vitin 2014 në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Komisioni parlamentar i Ekonomisë nisi diskutimin mbi draftin e paraqitur.

Guvernatori Genti Sejko u shpreh se ekonomia ka shënuar një rritje prej 04 % gjatë  vitin 2014, ku rritja arriti në shifrën 1.9 %, ndërsa në vitin 2013-të ishte 1.5%.

Duke bërë një analizë të punës së BSH-së gjatë vitit 2014-të, Sejko u ndal në dy drejtime; Mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe ruajtja e inflacionit financiar, që sipas tij kanë shënuar të dyja rezultate pozitive.

“BSH ka përmbushur detyrat e saj kryesore në pagesa dhe në bilancin e pagesave, ka punuar në mbështetje të integrimit në Bashkimit Europian”, tha Sejko.

Në vijim Guvernatori i BSH-së theksoi se politika monetare e BSH-së është parashikuar nga e ardhmja.

"Sipas të dhënave të instatit ekonomia e vendit u rrit me 1.9% krahasim me 1.5% që u rrit në vitin 2013. U rrit konsumi dhe investimet private, shkëmbimet tregtare me jashtë nuk kanë rigjeneruar impulset për rritjen ekonomike.

Në opinionin tonë kërkesa Agregate ëhstë problemi me të cilin përballet ekonomia shqiptare. Norma e interesit për kreditë në lekë ka zbritur në minimumet e saj historike. Kjo ka sjellë rritjen e inflacionit bazë gjatë vitit. Politikat monetare shfaqën dobësi", tha Sejko

Përsa i takon sistemit bankar, Sejko theksoi se ai tregoi likuiditet të bollshëm dhe një stabilitet financiar.

"Sistemi financiar dhe ai bankar në përgjithësi është i qëndrueshëm. Rreziku më i madh është sistemi i kredive. Është përmirësuar edhe procesi i qartësimit tatimor për kreditë e humbura. 

Në bashkëpunim me FMN po punohet për adresimin e plotë të kredive me probleme. Bashkëpunimi me institucionet e tjera vlerësohet shumë i rëndësishëm si me Institucionin e Mbikëqyrjen Financiare dhe me FMN. 

Ekonomia pësoi një kthesë në vitin 2013, e cila do të vijojë të rritjet në vitin në vijim. Klima e biznesit është më e mirë dhe duhet përmirësuar edhe më tej.

Kjo tablo përshkruan zhvillimin ekonomik në 3-4 viutet e ardhshme", u shpreh ai

Këtë e paraqet edhe përvoja Europiane, sipas Sejkos, e cila tregon se qëndrueshmëria ekonomike varet nga ecuria e kreditimit, duke theksuar se përparësi do të ketë trajtimi i kredive me probleme.

"Prania e bankave evropiane në vendet e rajonit do të bëjë që ata të shohim më me kujdes veprimtarinë e tyre dhe kjo do të sjellë përmirësimin e rezistencës të sektorit bankar në tërësi. 

Vlerësim sa më real dhe një kuadër sa më të plotë të trajtimit dhe të zbutjes së sektorit financiar. 

Objektivat që ne kemi lidhen me detyrimet ligjore dhe perspektivat afatgjate. Parashikimet tona parashikojnë që inflacioni do të jetë në norma të qëndrueshme.

Ruajtjen e stabilitetit financiar në tërësi do të sjellë një rritje të bashkëpunimit më institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit. 

Do të rrisim transparencën me publikun por edhe me të gjithë institucionet. Politikat dhe synimet tona do të mundësojnë arritjen e objektivave dhe besueshmëri më të madhe në publik”, theksoi Sejko. 

SHKARKO APP