BSH: Përpjekjet për zvogëlimin e borxhit janë në drejtimin e duhur

Themeli u shpreh se ka disa përmirësime strukturore në krahasim me vitet paraardhëse, ndërsa është pozitive tendenca për përmirësimin e defiçitit primar dhe defiçitit korent. “Janë shumë të rëndësishëm për qendrueshëmërinë fiskale nga goditje të brendshme apo të jashtme”, theksoi ai. Sipas Themelit, të rejat që ky projektbuxhet parashtron, në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë, janë kujdesi për planet buxhetorë të vitit 2015 dhe programe afatgjata 2016 e më tej si dhe kontrolli i shpenzimeve publike. “Marrëvëshja me FMN-në për reduktimin e borxhit dhe strategjia afatmesme fiskale janë hapa pozitivë, ndaj edhe përpjekjet për zvogëlimin e borxhit janë në drejtimin e duhur. Projektbuxheti i 2015-es është në një kuadër makroekonomik real dhe i pranueshëm. Rritja e eksporteve dhe investimeve të huaja sjell edhe rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi Themeli. Duke folur per nivelin ekonomik në vend,  ai tha se problemi kryesor i kreditimit dhe mos arritjes së një niveli rritje ekonomike, nuk është likuiditetit, por mosgaditshmëria e agjentëve për të ndërmarrë konsume dhe investime. “Ekonomia shqiptare, sipas BSH-së, është e aftë ta përballojë këtë paketë, pa dhënë efekte negative në ekonomi. Për një kohë 3 vjeçare, besojmë se do kemi një normë papunësie të ulët dhe objektivi i arritjes 3% të inflacionit do realizohet”, deklaroi Themeli.

SHKARKO APP