BSH: Ulet paraja cash, rritet besimi i qytetarëve te bankat

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sasia e parasë jashtë bankave ose cash ka ardhur në rënie në muajt e parë të këtij viti, çka tregon se është rritur besimi i qytetarëve te sistemi bankar.

Sipas BSH-së, në fund të muajit mars, paraja jashtë koorporatave depozituese kishte vlerën e 216.4 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% që nga fillimi i vitit.

Megjithëse interesat e depozitave po bien me ritme të shpejta, si rezultat i politikës monetare nxitëse të Bankës Qendrore, shumica e shqiptarëve vazhdojnë të zgjedhin sigurinë e bankave për të mbajtur paratë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin prill të këtij viti, interesi mesatar i depozitave 12 mujore në lekë ishte 1.5%, ndërkohë që një vit më parë ishte 2.2%. Megjithatë, depozitat bankare në fund të prillit kishin vlerën e 976 miliardë lekëve, duke ruajtur ritme pozitive të rritjes vjetore me rreth 2.9%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti mes kredive dhe depozitave është rreth 57%, çka regon se bankat zotërojnë likuiditete mëse të mjaftueshme për t’ju përgjigjur një rikthimi të kërkesës së shëndetshme për kredi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?