Buddy Walk Tirana për fëmijët me sindromën Down
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down! Në kuadër të këtij muaji, me dt 1 tetor, e diele ora 11:00, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) organizon aktivitetin e parë ndërgjegjësues për këtë muaj: “Buddy Walk® Tirana” me temë “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/” width=”560″ height=”315″]
Buddy Walk është një ecje ndërgjegjësuese që promovon pranimin dhe mbështetjen për individët me sindromën Down drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitetin ku jetojnë. Nisja bëhet nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në orën 11:00 duke vazhduar marshimin drejt Qendres Toptan per nje program argetues me pjesmarrjen e Orgeza Zaimi, Kamela Islamaj, Landi Hysi, Lorenc Hasrama, Kristina Rira dhe grupi Sing Off Albania.
Buddy Walk organizohen në shumë vende të botës gjatë muajit tetor që prej vitit 1995. Në Shqipëri është hera e peste që ky aktivitet organizohet ne Shqiperi. DSA është e licencuar nga National Down Syndrome Society (NDSS) në USA për ta organizuar këtë ecje për Shqipërinë. Në ecje mund të bashkohet kushdo që dëshiron të mbështesë kauzën e personave me sindromën Down. Më shume informacion për Buddy Walk gjeni në: http://www.ndss.org/Buddy-Walk/