Bukuritë e panjohura të Kanioneve të Nivicës
Per 10 dite me rradhe nje ekip alpinistesh profesioniste nga Holanda, Slovenia, Franca dhe Australia bene zbritje me litare ne disa prej majave me te veshtira te Kanioneve duke pasur mundesi ti eksplorojne ato ne thellesite mbi 200 metra.
Nga keto thellesi vijne edhe fotot te cilat per here te pare sjellin imazhe te bukurive mahnitese te ketyre kanioneve te cilat per gati 30 km pershkojne malesite e Kurveleshit.
Fotot e rralla janë publikuar nga Drejtori i Agjencisë Shtetërorë të Bregdetit, Auron Tare. Në një koment në rrjetet sociale, Tare shkruan se “Per me shume info si dhe rendesine e madhe te ruajtjes se ketyre Kanioneve do tju njohim ne vazhdimesi duke ju sjelle imazhe te reja si dhe fakte mbi ujvarat, thellesite si dhe mundesite e zhvillimit te turizmit te sporteve ekstreme ne kete zone”.