Bunkeri i Musolinit hapet për publikun
Departamenti i Kulturës në Romë tha se hapja këtij bunkeri të Musolinit do ti kujtojë vendasit dhe turistët një nga faqet më të errëta të historisë italiane.
Musolini udhëhoqi Italinë nga viti 1922 deri në 1943 dhe ajo për të cilën historia e kujton, është bashkimi me diktatorin nazist gjerman Adolf Hitler në Luftën e Dytë Botërore, dhe gjithashtu për miratimin e ligjeve që persekutuan më pas hebrenjtë.
Marco Placidi, president i organizatës jo-fitimprurëse ” Underground Rome “, tha se lideri i njohur edhe me emrin Duce, nga frika e bombardimeve, vendosi të ndërtojë një bunker , por me të gjitha kushtet e nevojshme, madje deri në luks, me mure dhe dyer të fortifikuara, por gjithsesi në një vend të papërshtashëm.
“Sapo vendosi të hyjë në luftë, Musolini vendosi të ndërtojë një strehë për vete dhe familjen e tij, duke përshtatur një bodrum në një bunker kundër sulmeve ajrore. Dyert janë anti gaz dhe gjithashtu instaloi një sistem për filtrin e ajrit. Gjithsesi bunkeri është shumë i papërshtatshëm, pasi është e vendosur në nëj kopësht rreth 100-150 metra larg nga zonat e banuara dhe për këtë arsye bunkeri nuk jep garanci për mbrojtje nga shpërthimet e mundshme.
Por Musolini nuk arriti ta përdorë kurrë bunkerin e tij personal, pasi në vitin 1943 ai u arrestua dhe në atë kohë një e treta e bunkerit ende nuk ishte përfunduar. Në prill të vitit 1945 ai u vra teksa forcat aleate po largoheshin dhe bunkeri është sot ashtu sic mbeti në atë kohë, i papërfunduar.
Kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino, në një deklaratë për mediat thotë se hapja e këtij bunkeri për publikun ka vlera edukative.
“Ne me të vërtetë besojmë se ajo që ndodhi në shekullin e kaluar është diçka që nuk duhet të ndodhë përsëri. Ndonjëherë kjo është edhe arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne jemi sot këtu. Sepse kemi nevojë të edukojmë fëmijët tanë me koncepte të rëndësishme si liria dhe nevoja për të thënë të vërtetën.
Bunkeri origjinal do të hapet për të gjithë publikun më 31 tetor.