Burra nudo në lokalet e Tiranës, dhuratë për femrat në 8 mars
Siç është bërë traditë tashmë, femrat e kryeqytetit festuan 8 marsin të rrethuara nga meshkujt lakuriq në klubet e natës.
Edhe pse kjo festë qëlloi të dielën, vajzat nuk u ndalën, por dolën dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Gaetano, Roberto, Tita ishin tre striptistët që dhuruan çaste kënaqësie për vajzat e shumta që u ngjitën njëra pas tjetrës në skenë dhe u bënë pjesë e shfaqjes, duke provokuar skena erotike me meshkujt e zhveshur.