Burra të dhunshëm, dy gra nga Durrësi denoncojnë në polici

Dy raste të dhunës në familje janë shënuar në Durrës, ku dy gra kanë denoncuar burrat e tyre. Denoncimi i parë është bërë dje nga shtetasja me inicialet Dh.M., 41 vjeçe. Ajo ka akuzuar burrin e saj, 44-vjeçarin me inicialet A.M., për dhunë fizike dhe psikologjike.

Ndërkohë rasti i dytë është shënuar sot në Rrashbull, ndërsa një 29-vjeçare kërkoi urdhër-mbrojtje. Mësohet se shtetasja me inicialet Z.Sh., akuzon bashkëshortin, shtetasin R.Sh., 32 vjeç, se ky i fundit e ka rrahur.

Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?