Burrat e parlamentit s’janë gjë hiç para mamit të Erion Braçes

I ftuar në Wake Up mëngjesin e sotëm ka qenë Erion Braçe, anëtari i kryesisë së PS-së. Braçe tregoi për pasionin që ka ndaj futbollit dhe tifozerinë e çmendur që bën për ekipin e zemrës, duke shtuar se kujdeset shumë të mos e fotografojnë teksa shan në stadium.

Përsa i përket politikës, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat tregon se në parlament nuk ka patur asnjë rast që dikush t’i tregojë vendin, apo t’i thotë se është kaluar masa.

”S’ka asnjë shans. Përveç nënës sime, askujt tjetër s’ja lejoj. Shkoj shpesh tek prindërit dhe në drekën e të shtunës e dëgjova të më bërtiste: Ç’është kjo taksë mo, çfarë bëni ju”,-tregoi ai, duke treguar se ajo personi i vetëm të cilës ia toleron këshillat me një ton të tillë.

SHKARKO APP