Burrat mendojnë se puthja nuk është tradhëti

Divorcet janë shumë të përhapura por a besoni se burri juaj “besnik”po i u tradhëton pa e kuptuar?!

Një studim i fundit tregon se burrat besojnë se pasioni për një grua tjetër nuk është tradhëti.

Sipas studimit 19% e burrave besojnë se të puthësh një femër tjetër përveç partneres është e pranueshme. Ndërkohë që vetëm 9% e grave mendojnë se puthja me një person tjetër nuk do të prishte marrëdhëniet me partnerët e tyre. Për ironi studimi i 5.000 njerëzve i kryer nga organizata Relate and Relationships Scotland zbuloi se 2/3 e çifteve nuk mund të përballonin nëse do të zbulonin se partneri i tyre po i mashtron.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre ishin prova se duhet një arsimim më i mirë seksual në shkolla dhe qasje më të lehtë në këshillimin e marrëdhënieve për të rriturit.

1/3 e njerëzve të anketuar thanë se ishin tradhëtuar ndërsa 9% dyshonin se partnerët e tyre mund të kishin qenë jo besnikë.

Brezat më të rritur dhe ata më të vegjël kanë koncepte të ndryshme përsa i përket tradhëtisë dhe ndarjes.  Pavarësisht se organizata arriti në përfundimin se përcaktimi i “tradhëtisë” është bërë i vështirë në epokën e sotme digitale.

45% e të dashuruarve të rinj thanë se e konsideronin tradhëti edhe flirtimin e partnerin me dikë tjetër ndërsa 31% e tyre thanë se do të ndaheshin.

SHKARKO APP