Burrat shqiptar nuk ndryshojnë

Nga Fatime Menalla/Nuk janë të pakta vuajtjet dhe padrejtësitë që i janë bërë femrës shqiptare. Për të folur rreth kësaj teme duhet një natë e tërë dimri afër oxhakut, dhe si përfundim vështirë se mbaron. Në këtë shkrim  do të fokusohem tek mënyra e jetesës së gruas emigrante në shtetin fqinj, në Greqi.

Me kalimin e viteve femrat shqiptare janë “çelur” disi, por pavarsinë e tyre nuk kanë mundur ta prekin. Ndoshta, nuk është vetëm faji i bashkëshortëve të tyre, por edhe i vetë atyre; grave.

Të ardhura në shtetin helen prej dy dekadash ata akoma nuk kanë mundur të dalin nga strofka e tyre, ajo e marrjes së lejes. Nuk jamë aspak kundra rregullave familjare, por më shqetëson fakti se gruaja shqiptare vijon të jetë një lodër në duart e burrit, i cili mbanë po të njejtën kombësi.

Janë vetë këta burra që kërkojnë një jetë modern dhe liberale ashtu siç e kanë shtetasit grekë, por kur bëhet fjalë për gruan ata ngurtësohen. I kthehen edhe njëherë traditës dhe zakonit nga zonat ku kanë ardhur. Veriorët janë më të prirur drejt fanatizmit, por edhe të tjerët nuk mbeten pas aspak. Është për të ardhur keq fakti që çdo grua duhet të nënshtrohet dhe të mësoj të jetoj përgjithmonë ashtu siç ajo nuk dëshiron.

Kjo grua nuk është se nuk di apo nuk dëshiron, ajo stepet të veproj pasi kërkon që familja e saj të jetë e bashkuar me çdo kusht, është e gatëshme të sakrifikoj gjithçka nga vetja. Ajo kërkon ta shohë dritën jeshile por nuk mundet ta ketë atë, pasi mashkulli tipik shqiptarë priret ta stepë e ta mbyllë Brenda folesë së tij, kështu është më mirë për të.

Fakti që flas për një gjë të tillë është një përqindje apsolute, por pjesa më e madhe është e tillë. Për dy vite rresht ka qenë obligimi im të shkoj në park me time bijë, ku takoj zakonisht dhjetra nëna shqiptare, të cilat jetojnë prej 20 apo 15 vitesh në qytetin grek; në Selanik.

Kur flas me këto gra për të bërë diçka ndryshe, të hequr disi monotoninë e jetës së përditëshme, për të bërë diçka ku ata do të ndihen disi të plotësuara në shijet e tyre personale; ato ngurrojnë. Kanë frikë! Fjalia e parë që nxjerrin nga goja është: Të pyes pak burrin. Nuk di nëse më le burri.

Dhe kur unë i’u them që kjo nuk është asgjë e keq, nuk bijmë ndesh me rregullat familjare madje edhe fëmijët mund t’i marrim me vete. Ato ngurrojnë…Pse?! Shpeshë mendoj se kanë frikë. Apeli im është konkret, kërkoj që ne të heqim dorë nga varësia apsolute e burrit. Në këtë mënyrë ne arrijmë të kënaqim sadopak dëshirat tona të vogla për të qenë nëna të lira, të mendojmë se jemi gra dhe kemi po të njejtat të drejta që ka edhe bashkëshorti ynë.

Jeta jonë patriakale tashmë ka marrë forma të tjera, që ndoshta nuk është çdo gjë apsolutisht për mirë, ndoshta ka shumë vlera që vdesin dita-ditës sepse ne mendojmë se po modernizohemi, por nuk është vetëm kjo; në rrezikojmë veten tonë.

Resmia 47-vjeç më tha një ditë: “Mirë e ke ti moj vajzë, por jeta nuk është fushë më lule. Ne punojmë si qeni për ditë në pastrim dhe kur shkojmë në shtëpi i bëjmë të gjitha. Nuk kemi ç’të bëjmë se punët e shtëpisë janë punë për gratë, por mua më çudit se burri asaj pronares sime greke, i çon fëmijët vetë në park. Dhe… ka shumë raste që e shoh të laj enët. Burri im ta bëj këtë… kurrë. Në Greqi ka ai 25 vite, por punët e shtëpisë i ka bezdi. Thotë që ato nuk janë punë për burra.”

Në  mendimet e kësaj nëne 47-vjeçare me tre kalamaj është e ngulitur se e drejta e gruas është pas asaj të burrit, sepse ajo u lind në një vend ku e drejta e nënës së saj shtypej siç shtypet një mizë.

Por kush e ka fajin?! Siç thotë edhe populli faji ëshhtë gjithmonë jetim, e kështu ndodh në të vërtetë. Ky fenomen nuk ndodh vetëm këtu, në qytetin e Selanikut ku jetojnë mijra shqiptarë, kjo ndodh kudo ku familja shqiptare emigron. Fanatizmi dhe shtypja e gjinisë më të birështë është ktheyr në modë prej meshkujve pasi kështu ata arrijnë të dominojnë më lehtë.

Makiaveli ka thënë se çdo njeri kur lind, lind i vetëm dhe kështu ai lind një qenie e lirë, pra pasur varsi nga askush. Sa e kuptojme ne tashmë këtë thënie të tij?! Ndoshta e kutojmë shumë, por nuk kemi fuqi ta vemë në praktiën tonë të përditëshme. Më revolton kjo temë, pasi edhe unë si çdo femër e vuaj në kurriz çdo ditë në një formë apo në një tjetër.

Ela një bashkëshorte e re e thotë me mburrje se bashkëshorti i saj nuk e merr në festat që organizohen këtu për shqiptarët. Ajo thotë se burri im nuk ka qef që mua të më ngacmojnë të tjerët. Pra mashkulli shqiptarë edhe pse ka vitë të tëra jasht vendit të tij sërish ka frikë bashkëkombasin e tij, nuk ka frikë grekun. Ata që shkaktojnë më shumë probleme sipas Elës janë shqiptarët. Por, sa e sa familje të tilla kë në Selanik që mendojnë kështu; me qindra. Psë? Këtë nuk dëshiroj ta pranoj. Ke si populll kemi frikë vetëveten.

SHKARKO APP