Burri lejon gruan të bëjë seks me të tjerë për 1 vit

50-vjeçarja Robin Rinaldi do të mund të ishte një grua e përkushtuar në familje gjatë fundjavave, por ajo i kalon këto dy ditë me të dashurit e saj në moshë të re, në një apartament me qera.

Robin Rinaldi kishte një jetë të përsosur: Një shtëpi të bukur në një nga lagjet më një kërkuara në San Francisko, një burrë simpatik dhe të përkushtuar, një punë fantastike si redaktore në një revistë dhe një jetë sociale ku përfshiheshin aktivitetet më të veçanta në qytet. E megjithatë, diçka i mungonte.

Robin ishte i dëshpëruar sepse donte të kishte një fëmijë, por burri i saj prej 17 vjetësh, Scott Mansfield, kishte ide të tjera dhe kishte kryer një vazektomi.

Kështu, Robin filloi të rivlerësojë jetën e saj, pasi ishte përpjekur gjithmonë të ishte “vajzë e mirë” siç ia kërkonte edukimi i saj katolik. Ajo kishte patur vetëm 3 partnerë para se të martohej me Scot në moshën 26-vjeçare.

Kështu, përkundër këshillave të miqve të saj, Robin e bindi të shoqin të binin dakord për një martesë të hapur për një vit. Çifti kaloi disa javë duke vendosur një sërë rregullash sesi Robini ta vinte në jetë planin e saj. Rregullat ishin të thjeshta: Të mos binte në dashuri, të mos flinte me miqtë e përbashkët dhe të mos kryente marrëdhënie pa mjete mbrojtëse, raporton Syri.net.

Robini dhe Scott ranë dakord që të mos e diskutonin jetën e tyre dashurore, me qëllim që të shmangnin ndjenjën e xhelozisë. Kështu, marrëdhëni e tyre e hapur ndeshi në lloj-lloj qëndrimesh nga miqtë: disa i kritikuan, ndërsa disa i admiruan për guximin e tyre.

Dashnorët që Robin takonte ishin të profesioneve nga më të ndryshmit, një jurist, një astrolog, një programues kompjuterash…I vetmi rast kur dukej sikur rregullat po thyheshin ishte ai i një shkrimtari, 30 vjeç, kur ata filluan të ndienin për njeri – tjetrin seriozisht, kështu që i prenë të gjitha kontaktet. Si rrjedhim, jeta e rigjetur dashurore ishte mjaft e fuqishme dhe emocionuese.

SHKARKO APP