Burri që është burrë, të mbron takat: Trump pas kritikave…

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, vizituan Houston-in pas uraganit shkatërrues Harvey, por që në sy ra një detaj: takat Manolo Blahnik që kishte veshur Melania. Njerëzit filluan ta kritikonin për zgjedhjen e këpucëve dhe thanë se ishte e pandjeshme. Melania u akuzua se interesohet më tepër për imazhin e saj sesa për të prekurit nga uragani.

Muaj më vonë, Trump shprehu mbështetjen e tij ndaj takave të së shoqes. Ai u mburr me Melanian dhe tha se ajo jeton për të ndihmuar të tjerët. Gjithashtu, ai tha se Melania është viktimë e kriticizmit të tepërt.

“Ajo do të duket mirë kur del nga Shtëpia e Bardhë për hir të respektit që ka për institucionin. Vishet mirë, mbath këpucë formale, taka të larta, dhe del nga Shtëpia e Bardhë për të shkuar në Teksas”,-shpjegoi Trump.

SHKARKO APP