Bursat në panik, Paundi në nivelin më të ulët që prej 1985

Pasi Britania votoi me referendum daljen nga Bashkimi Europian, bursat janë përfshirë nga paniku.

Paundi ka rënë në nivelin e saj më të ulët përballë dollarit që prej vitit 1985 nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë.

Ndërkohë, ekspertët kanë kërkuar që të marren masa për të fuqizuar monedhën e cila humbi menjëherë 3% që prej shpalljes së rezultateve të para. Bursat u hapën në panik.

Aksionet në Vjenë ranë me më shumë se 10%, rënia në bursën e Gjermanisë ishte 9.94% pas votimit të Brexit, në Paris tregu financiar ra me mbi 8%, bursa e Tokios pësoi rënie me 7.9%, ndërsa në Londër rënia ishte 7.5% që në hapje.

Ndërkaq Banka e Zvicrës ka ndërhyrë në treg për të stabilizuar frangën, që ra ndjeshëm pas Brexit. Ajo paralajmëron se do të mbetet aktive në treg dhe do të ndërhyjë sërish për të stabilizuar tregun.

Pas votimit të Brexit në rritje shfaqet monedha vituale Bitcoin. Ajo është kuotuar me 656.8 dollarë, duke shënuar një rritje prej 5.1%. Sipas një pjese të ekspertëve, Bitcoin mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e tregjeve.

SHKARKO APP