Bushati: Na mundësoni ta bëjmë Shkodrën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati takoi banorë të zonës informale pranë stacionit të trenit në Shkodër, me të cilët bëri një përmbledhje të arsyeve përse shkodranët duhet të votojnë socialistët.
Ditmir Bushati: “Magjia e votës është ajo që mund të bëjmë të mundur, që në katër vite familja jote, fëmijët tuaj të kenë një të ardhme tjetër. Mundësisht të kenë një të ardhme pa ata lloj njerëzish që me çdo kusht kërkojnë që të bëhen deputetë, jo për të mbrojtur interesat as të kësaj zone dhe as të Shkodrës.”
Të mendojmë për jetën e fëmijëve larg politikanëve që duan imunitet nga drejtësia dhe që as partnerët strategjike nuk i pranojnë ka qenë apeli i drejtëpërdrejtë i Ditmir Bushatit.