Bushati në Paris. Deputeti i PD-së paralajmëron një lajm të keq për shqiptarët

Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar sot lidhur me vizitën e Ditmir Bushatit në Francë. Pollo pohoi se e vërteta e vizitës së Bushatit në Francë është për faktin se francezët po mendojnë të rikthejnë vizat për shqiptarët.

Statusi i Pollos:

Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Fracezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?

SHKARKO APP