Bushati në Shkodër: Taktikat e shit-blerjes së votës, nën monitorim

Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati dhe kandidatët për deputetë Luan Harusha dhe Senida Mesi u takuan me banorë të lagjes së Kirasit, lagje të cilën e konsideruan si bastionin e së djathtës që reflekton indiferencën e Partisë Demokratike për Shkodrën, me mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Bushati tha se kjo është një nga arsyet përse banorët e Kirasit duhet t’i besojnë një ekipi të ri.

Ditmir Bushati: “Përpara se të shkoni atë ditë tek kutia e votimit për të hedhur votën dhe për të bërë detyrën që duhet të bëjë çdo qytetar të paktën njëherë në katër vite ti bëjë një pyetje vetes nqs kjo lagje është në zhvillim?! Në rast se këtu Partia Demokratike që e ka administruar këtë lagje për 27 vjet ka bërë investimet e duhura?!”

Bushati u kërkoi edhe në këtë takim shkodranëve të mos u besojnë disa partive që pretendojnë të rrëmbejnë votat e socialistëve.

SHKARKO APP