Bushati në Shkodër: Tërmeti do të ndihet tek Pallati i Drejtësisë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u ndal tek reforma në Drejtësi, gjatë dëgjesës me shoqërinë në qytetin e Shkodrës. Ai foli për efektet e pritshme të reformës në 5 deri në 10 vjetët e ardhshëm në sistemin e drejtësisë, politikë e biznes.

Ditmir Bushati:“Tërmeti fillimisht do të ndihet tek Pallati i Drejtësisë. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një mënyrë apo në një tjetër për shkak të vendimarrjes që do të bëjë trupa e vettingut por dhe presionit të opinionit publik do të detyrohen të lënë vendet e punës”

Ndërkohë në një takim në lagjen partizani, në krah të kandidatit për deputet të partisë Socialiste, Luan Harusha, Bushati theksoi se kjo forcë politike nuk ben dallime në të majtë e të djathtë.

Ditmir Bushati: Për të ecur në një ritëm të ri për të mos parë flamujt e ngjyrave të ndryshme por për të punuar për Shkodrën që duam”

Në një takim me peshkatarët në liqenin e Shkodrës, Bushati u njoh me problematikën e tyre. Ai deklaroi se kontrolli duhet te jete me i forte nga institucionet perkatese dhe njoftoi se së shpejti kryeministri Rama do të prezantojë projektin e rikualifimit të vijes liqenore.

SHKARKO APP