Bushati u kujton ambasadorëve detyrën që u caktoi Rama: Do ndryshojmë konceptin

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se diplomacia është instrumenti që promovon interesat ekonomike.

Në një takim me 300 biznese të huaja në Tiranë në Konferencën e Dhomave të Tregtisë, Bushati risolli në vëmendje ‘detyrën’ që u ka caktuar kryeministri Edi Rama ambasadorëve shqiptarë që të krijojnë lidhje me sipërmarrësit e huaj, që ata të investojnë në Shqipëri.

Mes të tjerash Bushati pohoi se në këtë linjë po ridimensionohet koncepti i diplomacisë ekonomike.

“Jetojmë në një botë të ndërvarur që ndryshon me shpejtësi. Jemi vend i vogël dhe me burime të kufizuar. Aktivitetet ekonomike ndahen edhe me shtetet e tjera. Që të krijojmë shume vende pune në Shqipëri është me interes që të shtrihet sipërmarrja dhe me vendet e tjera. Ky është modeli i parë që është krijuar me Serbinë, apo vendet e tjera. Krijimi i një ekonomie të qëndrueshëm konkurruese, është prioritet që i kalon caqet, dhe është mision kombëtar. Nëse tradicionalisht fokusi i diplomacisë ishin marrëdhëniet me jashtë, tashmë është dhe provomimi i produkteve shqiptare në botë. Për një diplomaci ekonomike të suksesshme në funksion të rritjes së volumit, aksioni ynë është nxitja e negocimeve të marrëveshjeve dy-palëshe. Kryeministri me të drejtë ka kërkuar që të ridimensonohet koncepti i diplomacisë ekonomike. Ndaj po punojmë që përfaqësitë tona diplomatike të transformohen. Në kuadër të promovimit të eksporteve shqiptare dhe si promovues i Shqipërisë turistike. Në bashkëpunimi me Ministrinë e Financave po shtrojmë kontaktet me bizneset e huaj, për një procedurë sa më transparente. Në këtë drejtim ambasadorët më të mirë të vendit tonë mbeteni ju sipërmarrësit, jeni shembulli më i mirë. Ne do mbetemi të angazhuar për të përmirësuar kushtet dhe procedurat”, tha Bushati.

SHKARKO APP