Buxheti 2017, debat mes deputetëve

Në komisionin parlamentar të Ekonomisë u diskutuan sot të ardhurat e Buxhetit 2017, debat që u shoqëruan me qendrime të ndryshme mbi politikën e taksave dhe përfitimet prej tyre. Deputeti democrat Ridvan Bode u shpreh se sistemi i taksës së sheshtë është një sistem që aplikohet në vendet demokratike të botës dhe qytetarët paguajnë më shumë taksa se bizneset. Pork jo gjë u kundështua nga anëtarët socialistë të Komisionit. Ministri Ahmetaj tha se të ardhurat në kohën e PD u ulën më 0.7% të PBB krahasuar me 2005 kur morën pushtetin, ndërsa barra fiskale për qytetarët u rrit 3-4 herë krahasuar me tre vitet e fundit.

Bode:

Sot ministri u mundua në apologjinë e tij të hidhte baltë mbi sistemin e taksave të ulëta dhe taksës së sheshtë. Të gjithë e dinë, që me ktëtë sistem taksash i bënë gropën ekonomisë dhe e shikon me shumë lakmi atë system, por nuk e zhbën dot, nuk i rikthehet dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flisni për ndryshim strukture të taksave, paguan më pak e paguan më shumë, po duhet të dini se një ekonomi tregu ka nevojë për një strukturë taksash konkrete. A e di ti që vetëm përmes reformës që ndërmorëm, përafruam dhe bëmë të krahasueshme Shqipërinë me vendet e OECD për nga struktura e taksave? Ca kujtoni ju, se paguajnë taksa më shumë bizneset se qytetaret? Në ç’vend të botës bën vaki kjo? Vendet demokratike të botës i kanë 62% nga qytetarët dhe 38% nga bizneset, a e kuptoni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj:

Tha një gjë interesante z. Bode: “Do taksoj më shumë qytetarët”, tha. Ta mësojnë qytetarët që kur të vijnë këta, nëse do të vijnë ndonjëherë në pushtet, do t’i taksojnë më shumë qytetarët. Është e lavdishme taksa e sheshtë tha. Pse, sepse ka ngarkuar qytetarin 3-4 herë më shumë se me taksën progresive? Me taksën progressive, qytetarët paguajnë 1 miliardë lekë më pak në muaj, ose 12 miliardë më pak në vit. Me taksën tuaj të sheshtë, paguanin 3-4 herë më shumë.

Nuk ka si të mos i referohem “lavdisë” së qeverisë së këtyre. I morën të ardhurat tatimore 22.9% e PBB në 2005 dhe i lanë 22.2%. Viti 2013 ishte falimentim i shtetit. I uli të ardhurat me 0.7% të PBB. Kasaphanë. Kujt i tregojnë strukturën e ekonomisë dhe taksave këta? Kanë taksuar sëmundjen, vendosën TVSH 10% për ilacet dhe shërbimet spitalore. Morën TVSH nga rruga e Kombit. Është autor i falimentimit të këtij shteti dhe të financave publike, dy herë i kanë dorëzuar të shpërbëra.

Po borxhin? E mori 58% dhe e dorëzoi 70.4%. Tre vitet e fundit I ka me rritje negative, nuk mblidhte dot as të ardhurat që vinin nga rritja ekonomike.

E morët 6.5% rritjen ekonomike dhe e dorëzuat 1%. Ku e gjetët këtë formulë, në cfarë shkolle? Kjo është lavdia juaj, falimentimi?

E pra, ky është buxhet që rrit të ardhurat, rrit pagat dhe pensionet, mbështet rritjen ekonomike 3.8%, ul borxhin, buxheti me ba;ancën më të mirë primare në 25 vite, nuk duhet të keni frikë nga ky buxhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?