Buxheti 2018, Arben Ahmetaj: 860 milionë dollarë për investime publike
860 milion dollarë është shuma e investimeve publike që janë parashikuar për buxhetin e vendit tonë për vitin 2018, ndërkohë që është parashikuar edhe rritje e të ardhurave që do të përfitojnë bashkitë e vendit në shumën 31 milion dollarë. Detaje nga projektbuxheti dhe paketa fiskale e vitit 2018 ka dhënë ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili ka zhvilluar një bashkëbisedim në qytetin e Durrësit me grupe të interesit. Ahmetaj ka theksuar se rritja e investimeve publike këtë vit do të jetë 42 %, ndërsa shtoi se qeveria ia ka dalë që në dy vitet e fundit të mos e shtojë më shumë borxhin publike, ndërsa tani ai fillon të ulet gradualisht.
Disa nga investimet më të rëndësishme të pritshme gjatë 2018 janë përfudnimi për dy baipaset e Fierit dhe Tepelenës, tuneli i Elbasanit si dhe projekte të reja në rrugë kombëtare që do të financohen nga skema 1 milard në partneritet me privatin. Ahmetaj ka përmendur edhe shifrat që do të përfitojë arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, të cilat do të marrin përkatësishtshuma nga 26-30 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Edhe pushteti lokal do të ketë më shumë fonde, pasi është parashikuar që bashkitë të financohen me 1% të produktit të brendsëm bruto, e cila përkthehet në rreth 30 milion dollarë.
Kryebashkiaku Dako pasi ka vlerësuar faktin që për herë të parë një ministër i Financave prezanton projektin e buxhetit në këtë qytet, ka kërkuar që të shihet me përparqësi problemi i tregtarëve të tregut industrial, pasi ata janë të vetëpunësuar dhe nuk e kanë mirëpritur futjen në skemën e TVSH-së. Ahmetaj është përgjigjur se bizneset që kanë xhiro deri në 2 milion lekë nuk do të futen në këtë skemë,jë që vlen edhe për këtë kategori tregtarësh. Gjatë vitit të ardhshëm në Durrës pritet të financohet terminali i ri i pasagjerëve që synon bërjen e një metropoli në aksin Durrës-Rinas-Tiranë, rikonstruksioni dhe ndërtimi i dy shkollave të reja me vlerë 2 milion dollarë si dhe godina e re e universitetit në Spitallë me vlerë 4.5 milion dollarë. Në lidhje me paketën e re fiskale Ahmetaj tha se nevojitet ndryshimi i 4 ligjeve kryesore për taksat vendore në mënyrë që biznesett e hoteleri-turizmit me 4 dhe 5 yje të përjashtohennnga taksa e pasurisë, të hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe tatimi i thjesjtuar të zerohet për 10 vjet.