Buxheti 2018 – PD braktis Komisionin e Ekonomisë, LSI jo

Deputetet e PD në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës edhe sot kanë braktisur mbledhjen ku po diskutohet pr/buxheti për vitin 2018. Ndërsa pjesa tjetër e opozitës, deputetët e LSI kanë qëndruar në komision.

“Nuk do të bëhemi pjesë e përpjekjeve të mazhorancës për të paraqitur realitetin si normale”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho.

Kjo është e disata herë që Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionet parlamentare.

Opozita arsyeton se nuk mund të marrë pjesë, pasi sipas tyre kjo qeveri është e rënë dhe duhet ti hapë rrugën krijimit të një qeverie antimafia.

SHKARKO APP