Buxheti i 2018, Konfindustria: Të shoqërohet me politika lehtësuese fiskale, rrezikohet rritja ekonomike

Buxheti i 2018 që të jetë i suksesshëm, duhet të shoqërohet politika të përgjithshme lehtësuese fiskale dhe njëkohësisht transparente për qytetarët dhe biznesin. Në të kundërt, sipas Konfindustria, rrezikohen objektivat e parashikuara në të, siç është rritja e ekonomisë 5 për qind.

Në draft buxhetin e paraqitur 2017 jo vetëm nuk parashikohen masa lehtësuese fiskale, por njëkohësisht synohet të kalohet në rritje të barrës fiskale nëpërmjet zgjerimit të hallkave të zbatimit të TVSH dhe ndryshimit të përllogaritjes së taksës së pronës. Pasojat e krizës ndërkombëtare, mungesa e qartësisë së burimeve të ardhshme të financimit të ekonomisë, konkurrenca e dobët e prodhimeve & shërbimeve vendore dhe fuqia e dobët thithëse e investimeve të huaja, janë vetëm disa nga shkaqet, që qartësisht mund të çojnë në rrezikimin e rritjes së parashikuar ekonomike prej 5% PPB dhe si rrjedhim edhe dështimin e buxhetit 2018”,thuhet në njoftimin e Konfindustria.

Nga ana tjetër Konfindustria mbështet uljen e tatimit mbi pagat e larta nga 23% në 18% dhe nxit vendimmarrjen politike të shtrirjes edhe në kategoritë e tjera. Gjithashtu, mbështet nismën e ekzekutivit për përjashtimin nga taksat për investimet në turizëm nga “brandet” e njohura ndërkombëtare.

SHKARKO APP