Buxheti i Ministrisë së Brendshme, Xhafaj: Investimet kryesore në rritjen e sigurisë

Në Komisionin e Sigurisë po diskutohet buxheti i ministrisë së Brendshme, ku i pranishëm është edhe ministri Fatmir Xhafaj.

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj tha se buxheti nuk është çështje numrash, por është çështje prioritetesh. Sipas tij investimet kryesore janë në rritjen e sigurisë publike.

“Përveç buxhetit të shtetit kemi edhe fond shtesë nga partnerët. SHBA dhe BE investojnë në teknologji dhe asistencë” tha Xhafaj.

Buxheti për ministrinë e Brendshme është 21.1 miliardë lekë.

SHKARKO APP