Buxheti i zhvillimit urban, Gjermeni: 11.6 mld lekë për 2017, prioritet strehimi

Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 11.6 mld lekë për Ministrinë e Zhvillimit urban. Prioritet në këtë buxhet pritet t’i jepet proçesit të stehimit, program që parashikon mbështetjen e familjeve në nevojë përmes kredive të buta.

Projektbuxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban për vitin 2017 është parashikuar të jetë 11.6 mld lekë, ku 1.1 mld lekë janë parashikuar për shpenzime operative.

Ndër projektet më të rëndësishme, Ministrja Gjermeni vlerësoi në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese programin e strehimit, për të cilat Qeveria parashikon në buxhet fondin 560 mln lekë.

Gjermeni: Kemi parashikuar 560 milion lekë, nga të cilat 120 milion lekë për projektet dedikuar rikonstruksionit të 180 banesave të komunitetit rom dhe egjiptian. Pjesa tjetër, 140 milion lekë do të jetë e alokuar për rehabilimin e godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit fillestar me qëllim strehimin e shtresave në nevojë.

Opozita ngrit si shqetësim uljen e buxhetin të strehimit në nivelin 25% dhe diskriminimin me fonde të Bashkive të djathta.

Gjergji Papa: Ky buxhet është rreth 441 milion lekë ose rreth 25% më pak nga viti 2016.

Bushati: Ka investime të parashikuara nga Enti Kombëtar i Banesave për ngritjen e banesave të reja në Shkodër?

Gjermeni: Këtë vit që jemi u financuan për herë të parë nga Qeveria shqiptare në 26 vite, 560 milion lekë vetëm për planet vendore për 26 Bashki.

400 zona në nivel kombëtar janë idenfikuar si informale në Shqipëri, për të cilat Ministrja Gjermeni pretendon se proçesi i legalizimit të përfundojë në vitin 2017.

Janë planifikuar për vitin e ardhshëm afro 130 mln lekë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore në 7 Bashki të reja.

SHKARKO APP