Buxheti miliona euro për policitë private, më shumë se Policia e Shtetit

Shteti shqiptar shpenzon shuma të konsiderueshme për subjekte private për të siguruar mbrojtjen e gjithanshme të institucioneve shtetërore. Madje, shuma që shpenzohet për këtë qëllim ia kalon asaj që përdoret nga buxheti i shtetit për të financuar veprimtarinë e aparatit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas Open Data, që hedh dritë mbi sasinë dhe shumat e transaksioneve të kryera nga thesari, rezulton nga data 1 janar 2015 deri në datën 1 korrik 2016 (18 muaj), nga Thesari i Shtetit për këtë kategori janë paguar 1.980.664. 232 lekë, përmes 5.352 transaksioneve ose 14.5 milionë euro.

Sipas Shqiptarja.com, në të njëjtën kohë, aparati i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në total për 18 muaj ka shpenzuar nga buxheti 1.395.565.032 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?