By-passi i Vlorës, firmoset marrëveshja për fillimin e punimeve

Firmoset ndërmjet Ministrisë së Transporteve dhe kompanisë italiane “Serenissima Construction Intl” kontrata për punimet e Bypassit të Vlorës. Të pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishin Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe drejtori i firmës italiane Giuseppe Nardi.

Ministri Haxhinasto e vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj kontrate e cila sipas tij do të bëjë të mundur frymëmarrje për të gjithë akset rrugore, në veçanti atë të jugut. Haxhinasto kërkoi nga firma e kontraktuar që të zbatojë standardet më cilësore të rrugës dhe sigurisë në qarkullim.

“Përshëndetje sot firmoset kontrata e zbatimit të punimeve të një vepre shumë të rëndësishme të infrastrukturës sonë rrugore për Bypasin e Vlorës, një vepër e cila është një segment shumë i rëndësishëm i të gjithë rrjetit tonë vecanërisht për zonën e jugut.

Një vepër e cila do të sjelli një frymarrje do të thoja krejtësisht tjerër për sa i takon qarkullimit në zonën e Vlorës një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendi dhe sigurisht do ta eksploroj këtë potencial në mënyrën më të mirë.

Shumë e rëndësishme është që në realizimin e kësaj vepre kompania Serenisima Konstruksion të aplikoj në standartet më të larta të cilësisë dhe në të gjithë elemente e nevojshëm vecanërisht për sa i takon edhe sinjalistikës dhe sigurisë rrugore me qëllim që kjo vepër të mos jetë as më pakë e as më shumë por një vepër e standartit më të lartë europian”,  tha Haxhinasto

Nga ana e tij Giuseppe Nardi, Drejtor i Pergjithshem i kontraktorit “Serenissima Construction Intl” garantoi se firma që ai drejton do të zbatojë standardet evropianë për ndërtimin e Bypassit të Vlorës duke respektuar njëkohësisht edhe afatet kohore në kontratë.

“Jam ketu per te prezantuar kompanine Serenissima Constraction dhe te siguroj Ministrin dhe ARRSH qe do procedojme me zhvillimin e punimeve te Bypass te Vlores sipas normave teknike dhe ekzekutive qe perdoren ne standardet evropiane dhe ekzektuimin e punimeve ne afatin kohor te parashikuar dhe pikepmerine maksimale.

Kemi pase fatin te punojme e aktualisht po punojme me Ministrine dhe ARRSH per Bypass e Fier ndaj kemi raport mes nesh dhe dime si punojme reciprokisht ndaj kjo do ndihmoje qe punimet ne Vlore do ecin shpejt, per kete segment e arterie qe komuniteti ka kaq nevoje qe do jape zhvillim turismit dhe prosperitet nje zone kaq te bukur te shqiperise sic eshte Vlora”, tha Giuseppe Nardi

Kontrata e firmosur ditën e sotme parashikon një afat prej 30 muajsh për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, një segment rrugor me gjatësi 29 km. Vlera e punimeve të këtij aksi kapin shifrën e 35.5 milionë eurove.

SHKARKO APP