Byroja politike e PD
Nga Ilir Levonja/Një lajm erdhi nga Saranda…, demokratët përzënë Arben Imamim. Megjithatë shtypi i gjerë nuk e pohonte. Veçse lista e drejtuesve të fushatës së ardhshme doli. Dhe zëri nga Saranda nuk ishte pa gjë. Tek-tuk kanë nisur kritikat e para. Dhe nuk është e vështirë të kuptohet se PD-ja nuk luan rastësisht vetëm me një sulmues. Kjo një skemë e pragmatiste futbolli. Që shpesh teknikët e përdorin kur në krye kanë një sulmues race. Po…, duam apo nuk duam ne. Ose edhe me gjithë konsideratën, nostalgjinë, respektin …, çfarë tjetër të themi?! Berisha nuk është më një i tillë. Sado që trazon, sado që sjell konfuzion dhe u imponohet qeveritarëve. Për shkak të përvojës dhe njerëzve që në një farë mënyre hanë nga të dy krahët. Nuk na sjell në pushtet. E aq më tepër me lista të këtij soji që tashmë përvoja e brishtë politike shqiptare, i cilëson me indeksin e xhaketave të vjetra. Nëse Saranda vërtet e ka kthyer mbrapsht Arben Imamim, me preteksin e kryengritësit të shtetit në 1997. Atëhere është edhe kjo një nga dhjetra arsyet e firos prej 1 milion shuplakash që morëm në zgjedhjet e fundit.
Çfarë po ndodh në fakt me të djathtën shqiptare.
E gjitha filloi me një zgjedhje me kontestim në garën Basha-Olldashi. Sado performancë dhe sado arritje të kishte Basha. Olldashi ishte shpirti i saj. Ndofta një nga politikanët më me nerv natyral prej demokrati. Se sa prurja e KOP-it. (Një lloj MJAFT-I që sot po qeveris në emër jo të socialistëve, por pragmatizmit të shokëve, grupeve me petkun e intelktualit. Që bën pis fare pa gajle edhe një nga periudhat më të ndritshme në historinë kombëtarë. Atë të Rilindjes së madhe.
Eshtë fatkeqësi për një vend që protuestues dhe dhunues të shtetit, apo bojkotues, shkurt rrogtarë që nuk shkojnë në punë, sot janë shtetarë dhe flasin në emër të një populli. Kjo ndodh në Shqipëri.) Kësisoj edhe e djathta, sulmon sot me një sulmues oportunist. Dhe jo me shpirtin e saj.
Kjo sipas të gjitha gjasave të çon në një përfundim. Një marrëveshje të mundshme sojesh për një cikël qeverisje me sira. Dhe ky është turpi i heshtur i pranuar prej idealistëve të djathtë. Mëkati i një soji aspiruesish intelektual brenda partisë. Të cilët e konsiderojnë normale marrjen e një posti drejtues përmes formulës përkrahësit e këtij apo atij. Dhe jo të statutit të partisë në të cilën ata aderojnë me vullnet të lirë. Me idealin se duan të qeverisin vendin e tyre. Pa e kuptuar asnjëherë se fitoret dhe arritjet vijnë përmes sfidave të mëdha.
Edhe një herë…, duan apo nuk duan demokratët, epoka e Berishës mbaroi.
Ndofta si me asnjë tjetër politikan si ai, nuk ka patur dhe zor të ketë sukses individi. Ashtu sikur dhe rëniet në pikiatë, zor se do i ketë tjetër kush.
Nga marsi i 1992-it deri në qershorin e 20013-ës. Na bëri të ëndërrojmë, por edhe na la pa shtet. Na bëri krenar, por edhe na befasoi me faljet për zgjedhjet që bënte. Siç ishte reforma moderne, ajo agrare e 7005-ës. Mbi toka dhe objekte duke mos e vënë një shoqëri në një start të përbashkët.
Na shushati me alenancat politike, zgjatimet e koalicioneve jo të dobishme, por shushunja në buxhetin e një vendi të lodhur. Aq sa sipas një verifikimi më të fundit sot në Shqipëri operojnë 113 të tilla. (Fakt që e përsërisim dhe e përsërisim).
Por edhe alaencat individuale duke e kthyer Kuvendin e shqiptarëve në një treg të shitjeve të mandateve të popullit.
Në të njëjtën kohë shoguam botën me moshapjen e dosjeve. Dhe vendit nuk i afruam asnjë çast marrëveshjen e madhe. Atë që më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër, shqiptarët e kishin dhe e kanë më se të domosdoshme. Por ne fuqizuam dhe vazhdojmë të fuqizojmë paradoksin politik. Duke i mbajtur shqiptarët me heronjë dhe dëshmorë palësh. Dhe jo të vendit të tyre.
Nuk janë vetëm kaq!
Megjithatë siç e thashë na bëri të ringrihemi, u ringrit edhe vet. Na bëri t’i besojmë. Dhe i besuam. Duke u dhënë shqiptarëve lëvizjen e lirë në Europë. Një infrastukturë me premisa të Perëndimit edhe pse me kulturë otomane në kuptimin e investimit. Të raportit të individit me taksimet, mirëmbajtjet e verpave të mëdha.
Kontribuam në lirinë e Kosovës. Asaj pjesë të vrarë. Plagës së shqiptarizmës, pikërisht për shkak të dasimeve. Dhe luftës së ashpër politike qysh nga bërja e shtetit. Ndërkohë që flisnim për prosperitet dhe vëllazërim. Nuk e ndihmuam asnjëherë me sjelljen dhe gjuhën e ashpër. Mbetëm vetëm ideollog, ose llafollog. Por e bashkuam Kombin të paktën moralisht dhe përmes një rruge.
Ka dhe mund të ketë shumë të tjera…, por aq ishte.
Në orët e mbrëmjes disa zëra publik shprehin habi edhe me një fakt tjetër. Mungesën e predispozitës së individëve të përfshirë në listën në fjalë. Si nuk heqin dorë vetë.? Si nuk i hapin rrugën më të rinjëve?
Përse nuk heqin dorë? Sepse të heqësh dorë është zotësi. E mbi të gjitha fisnikëri. Por me sa duket fisnikëria na ka humbur. Dhe kjo humbje akoma më e madhe.
Disa të tjerë thonë se janë përkrahësit e Berishës etj.
Për së pari përkrahës të tij janë të gjithë ata që në këto njëzet e kusur vite besuan. Deri sa sot përkrahës të tij janë edhe Imami, Pollo, Ceka etj. Por në vend të shpirtit të garës. Ata i kanë marrë më të errëta anë Berishës. E kanë vrarë me kohë mendësinë bashkëkohore, edhe prej gjumit të të rinjëve brenda PD-ës. Kjo u duk që pas zgjedhjeve lokale…, kur emëruam të gjithë humbësit në poste drejtuese. Unë nuk kam asgjë me emra si Duma, Alibej e ndonjë tjetër. Por thjesht, humbën. As duhet të emëroheshin e as duhet të pranonin. Një stine re kërkon veshje të reja. Çel gjethin e ri. Frymon dhe ka memorien e saj si suport për ardhmen. Por e djathta është kthyer në një stanjacion emrash, duke na nxjerrur mallin e byrosë politike të diktaturës. Atë që menduam se e rrëzuam. Ku lal Hekri apo Tao-Tao, u rrinë simpatizantëve me grushtin tek tëmthi. Ndaj demokratët grinden e sillen akoma me inatin e humbjes. Merren me mamanë e Erionit. Me dështimin e Edit si piktor. Dhe kujdesin prej qelqi që të mos i shtojnë ndonjë gram Metës. Në të njëjtën kohë janë bërë përkrahës të këtij apo atij brenda PD-ës. Sillen plot mllef humbje zgjedhjesh. Edhe pse tri vitet shkuan si një gotë uji e hedhur pas.
Dhe e dini pse e gjitha kjo? Sepse PD-ës i ka ikur shpirti.