Çaji kamomil dhe vetitë e tij qetësuese

Kamomili është një çaj të cilin e përdorim gjithmonë kur kemi nevojë për qetësi dhe relaksim.

Kamomili është një bimë me lule të butë e të bardhë e cila na qetëson, relakson, dhe kuron stomakun, por edhe shumë më tepër.

Në vend të parë janë sigurisht problemet e stomakut të cilat kamomili i zgjidh brenda pak çastesh. Çaji i kamomilit përveç se e përmirëson tretjen, ndihmon edhe në eliminimin e të përzierave të mëngjesit në shtatzani.

Fashat a kamomilit mund ta përshpejtojnë shërimin e plagës. Kamomili përdorej për këtë qëllim qysh prej Greqisë antike, Romës dhe Egjiptit.

Kamomili ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.

SHKARKO APP