Cana gjobitet në Tiranë por dha një përgjigje me spec

Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana ka marrë një gjobë në mes të Tiranës.

Ka qenë një police femër ajo që nuk e ka mbajtur dorën ndaj kapitenit, i cili kishte parkuar në një vend të gabuar. Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël.

Cana e kishte lënë “Range Rover”-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës. Sipas “Newsbomb”, të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.

“Ani nasht, le t’vejn ç’ka t’dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana, pa u shqetësuar aspak.

SHKARKO APP