Cani: 5 miliardë lekë do t’i jepen KESH për të paguar detyrimet
5 miliardë lekë do t’i japë qeveria KESH-it, në mënyrë që të paguajë detyrimet ndaj subjekteve private.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua Aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014” të ndryshuar”.
Gjatë diskutimit të kësaj çështje ministri i Financave u shpreh se, “Akti normative ka 3 objektiva. Së pari, objektiv rialokimi i fondeve për të krijuar fondin e shpronësimeve. Së dyti, objektiv mbështetjen e sektorit të energjisë. Së treti, objektiv rialokimin e fondeve në plane dhe projekte”.
“Proçesi i shpronësimeve kërkon vëmendjen e duhur. Për këtë arsye kemi rialokuar 1.5 mrd lekë për to”, tha kreu i financave publike.
Ndërsa, vijoj më tej, Cani, gjatë vitit 2014 vëmendje kryesore i është kushtuar edhe mbështetjes së sektorit të energjisë. Sipas kreut të financave, prioritet mbeten zgjerimi i investimeve në sektorë staregjikë të ekonomisë.