Çani flet për herë të parë për intervistën me Ramën

Arjan Çani mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” ka folur për herë të parë për vizitën e Edi Ramës në “Zonë e Lirë”.

Çani tha se arsyeja se pse Rama ka qenë tek ai ka të bëjë me strategjinë se si ai ka vendosur të bëjë fushatën, por megjithatë është ndjerë mirë sepse kishte 8 vite nuk e njihte.

“Pati një interes të madh. Unë nuk është se e përjetoj kështu se unë e dija se do të ndodhte kështu. Unë kam bërë një lloj one man shoë vetë. Kam përshtypjen se shtrategjisë së tij të huaj, i kanë thënë se duhet të shkosh në çdo studio. Ai nuk është se erdhi te unë, ai ka shkuar në studio të tjera dhe normalisht erdhi dita që duhet të vinte gjithandej pse të mos vinte edhe këtu. Unë kam 8 vite pa e takuar dhe e prita ftohtë. Nuk është se pata ndonjë ndjesi të veçantë, ai ça s’ka thënë për mua dhe unë ça s’kam thënë për të”, tha Çani.

SHKARKO APP